Të hënën çdo shkollë përveç organizimit të nisjes së procesit mësimor duhet të ketë ngritur edhe mekanizmat për të kontrolluar çdo mësues apo sanitar nëse është vaksinuar.

Kjo javë që lamë pas ka shënuar interes të shtuar të studentëve dhe mësuesve për t’u vaksinuar.

Për mësuesit të cilët nuk e kanë bërë vaksinën për shkak se kanë kaluar në më pak se gjashtë muaj Covid 19 duhet të paraqesin vërtetimin nga mjeku i familjes.

Ndërkohë, për të gjithë ata që nuk janë vaksinuar ende dhe nuk e kanë kaluar Covid-19 do të duhet që çdo javë të paraqesin tampon negativ në drejtorinë e shkollës.

Ndërsa studentët e vaksinuar do të duhet ta zhvillojnë mësimin online.

Deri më tani janë vaksinuar me dy doza 66% e mësuesve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA