Në Laos, të Afrikës shkencëtarët kanë identifikuar tre viruse lakuriqët e natës që tregojnë, më shumë se çdo virus tjetër të njohur, ngjashmëritë më të mëdha me koronavirusin.
Studiuesit thonë se pjesë të caktuara të kodit gjenetik të këtyre viruseve tregojnë se virusi që shkaktoi covid-19 është me origjinë natyrore dhe se zbulimi i tyre ngre frikën se ka disa koronaviruse që mund të infektojnë speciet njerëzore.
David Robertson, një virolog në Universitetin e Glasgow, i quajti gjetjet e reja “mbresëlënëse dhe mjaft të frikshme”.
Elementi më shqetësues i rezultateve, të cilat nuk janë trajtuar ende në komunitetin shkencor, është fakti se viruset e reja përmbajnë fusha lidhëse të receptorit që janë pothuajse identike me ato të SARS -CoV -2 dhe për këtë arsye mund të infektojnë qelizat e njerëzve.
Për ta zbuluar këtë, Marc Eloua, një virolog në Institutin Pasteur në Paris dhe kolegët në Francë e Laos mblodhën pështymë, jashtëqitje dhe mostra të urinës nga 645 lakuriqë në shpella në veri të Laosit.
Në tre prej lakuriqëve, u gjetën viruse mbi 95% identike me SARS-CoV-2. Ata i quajtën viruset BANAL-52 , BANAL-103 dhe BANAL-236.
Duke shpjeguar rëndësinë e zbulimit, Edward Holmes, një virolog në Universitetin e Sidneit, thotë se koronaviruset e Laosit konfirmojnë se këto pjesë të SARS-CoV-2 ekzistojnë në natyrë.
“Tani jam më i bindur se kurrë se SARS-CoV-2 është me origjinë natyrore”, tha Linfa Wang, një virologe në Shkollën Mjekësore Duke-NUS në Singapor.
Së bashku me grupet e lidhura me SARS-CoV-2 të zbuluara në Tajlandë, Kamboxhi dhe Wuhan në Kinën jugore, studimi tregoi se Azia Juglindore është një “pikë e nxehtë” e diversitetit për viruset e lidhura me koronavirusin që shkaktuan virusin.
Hulumtimet në Laos mund të hedhin më shumë dritë mbi burimin e pandemisë, por ka akoma pika të errëta. Për shembull, viruset e gjetura nuk përfshijnë atë strukturë në proteinën spike që mendohet se lehtëson hyrjen e koronavirusit në trupin e njeriut.
Studimi gjithashtu nuk tha se si paraardhësit e virusit udhëtuan në Wuhan në Kinën qendrore, ku u identifikuan rastet e para të covid-19, ose nëse virusi arriti te njerëzit përmes një kafshe tjetër bartëse.
Përgjigjet për këto mund të vijnë nga më shumë mostra të lakuriqëve të natës dhe kafshëve të tjera të egra në Azinë Juglindore, kërkime që tashmë janë duke u zhvilluar nga shumë ekipe shkencore.
Top Channel