Një tjetër zjarr ka rënë mesditen e sotme edhe në kodrat e fshatit Rreth Libofshë.

Zjarri është përhapur në disa kodra duke shkaktuar edhe dëmë të konsiderueshme në ullishte dhe pemtari.

Zjarri po përparon me shpejtësi, i ndihmuar edhe nga era. Për lokalizimin e flakëve po punojnë disa zjarrëfikëse, ndërkohë shtrirja e flakëve është e madhe.

Zjarri po përparon në anën tjetër të kodrave, pjesë e fshatit Ardenicë. Banoret e zonës janë përpjekur me mjete rrethanore për parandalimin e përhapjen e flakëve, të cilat pas një periudhe të shkurtër kanë dalë jashtë kontrolli.

Top Channel