UET, 15 vite nga themelimi/ Ceremonia për Universitetin pionier në ide dhe iniciativa

23/09/2021 16:20

15 Vjet më pas ata janë përsëri bashkë. Liberalët e djathtë Adri Nurellari, Blendi Kajsiu, Ermal Hasimja, Henri Çili dhe dy miqtë e tyre Laert Duraj dhe Robert Rakipllari, të gjashtë themeluesit e Universitetit Europian të Tiranës, i cili sot mbushi 15-të vjeç.

Me një ceremoni në kompleksin e ri universitar, ku është vendosur Universiteti Europian i Tiranës janë mbledhur bashkë jo vetëm të gjithë themeluesit. Në këto 15 vite UET është i njohur për efektin e tij Pioner në ide, iniciativa, debate dhe në kërkimin shkencor duke impaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në shumë sektorë të jetës ekonomike të vendit publike dhe intelektuale të vendit

Në emër të 1000 pedagogëve që ka pasur UET në këto 15 vite përshëndeti Bujar Kapexhiu themeluesi i Degëve të Arteve.

Presidenti i UET Selami Xhepa foli për pozitën aktuale të UET dhe planin e tij strategjik për 5 vjeçarin e ardhshëm.

Blendi Kajsiu, i cili tashmë jeton jashtë, erdhi enkas për këtë ceremoni e kujton kështu fenomenin e UET-it.

Rektori Tonin Gjuraj, tha se UET është universiteti i 11-të privat në Shqipëri ndër rreth 50 licensa që janë dhënë gjithsej gjatë këtyre 20 vjet jetë t të sektorit privat në arsimin e lartë.

Gjithashtu për të përshëndetur ceremoninë e 15 vjetorit të UET ishte e pranishme edhe Ministrja e shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi.

Top Channel