FOTO ILUSTRUESE

Një djal 16 vjeç dhe një tjetër 17 kanë mbetur të plagosur pas një konflikti për shkaqe banale mes të rinjve.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 14:45 në Kamzë. Policia ka shoqëruar 17-vjeçarin me iniciale R.V. pasi dyshohet se është autori i plagosjes së të miturve, ndërkohë që grupi hetimor vazhdon hetimin.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:45, në Kamzë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar dy shtetas të mitur 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin për veprime të metejshme të shtetasit R. V, 17 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel