Porti i ri tregtar i Durrësit, Rama nxjerr detajet: Janë zgjedhur 5 finalistë nga 14 kompani pjesëmarrëse

23/09/2021 22:29

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet ne ndërtimit të portit të ri tregtar të Durrësit në Porto Romano.

Rama bën me dije se janë zgjedhur 5 finalistë në garën për detajimin inxhinierikë të projektit. Kantieri i ndërtimit do të ngrihet vitin e ardhshëm pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final.

“Drejt ndërtimit të Portit të Ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano.

Tre muaj pas çeljes së garës për detajimin inxhinierik të projektit, interesi ndërkombëtar mbresëlënës konfirmon Shqipërinë si një nyje logjistike dhe detare me potencial të jashtëzakonshëm

Nga 14 kompani pjesëmarrëse, u përzgjodhën 5 finalistë, lider në projektimin e porteve në Europë dhe më gjerë. Pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022”, shkruan Rama.

Kujtojmë se ministrja Belinda Balluku ka bërë me dije më parë se gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit trgtar do të përfundojë në tetor dhe do të vendosët kohë limiti 36 muaj për ndërtim. Faza e parë të portit ekzistues të Durrësit që do të përfshijë edhe ndërtimet me destinacion turistik por edhe marinën elitare, për të cilën ka nisur puna.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA