Një sipërfaqe toke përfshihet nga flakët në Ishëm, zjarrfikësit drejt vendngjarjes

23/09/2021 18:35

Një sipërfaqe me shkurre dhe barishte karakteristike të zonës së Ishmit është përfshirë nga flakët, pasditen e sotme.

Top Channel mëson se zjarrfikësit janë nisur drejt zonës për të shuar flakët dhe moslejuar përhapjen e mëtejshme të tyre, ndonëse era e favorizon zjarrin.

Nuk dihet ende nëse zjarri është i qëllimshëm apo e kundërta, por policia do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit.

Top Channel