“Mund të ketë bërë abort në shtëpi”… detaje të rënda nga vdekja e 23-vjeçares në Vlorë

23/09/2021 16:37

Një 23-vjeçare humbi jetën një natë më parë në spitalin e Vlorës, pasi u paraqit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mjekëve, Brisilda Sadushi kishte infeksion të përgjithshëm në gjak dhe tension të ulët.
E reja kishte disa vite e martuar me Eduart Sadushi dhe së bashku kishin dy fëmijë.
Por, marrëdhënia e tyre nuk ishte aspak e mirë. Eduarti ndodhet në burg pasi ka qëlluar në ambient publik Brisildën, pas dyshimeve se ajo e tradhtonte.

Nëna e dy fëmijëve kishte shkuar 2 herë në spital me shenja në trup, por pasi u qëllua në publik, u bind për ta denoncuar bashkëshortin e dhunshëm.
Mjekët, të cilët nuk mundën ta shpëtojnë 23-vjeçaren nuk kanë dhënë asnjë deklaratë, pasi janë në pritje të autopsisë.

Ndërsa, jashtë kamerave shprehen se e ndjera mund të ketë kryer një abort në kushte shtëpie kishte hemoragji në bark.

Top Channel