Fier/ Flakët përfshijnë kodrat e fshatit Vajkan, zjarri i afrohet banesave

23/09/2021 17:25

Zjarret në qarkun e Fierit vijojnë të mbeten problematike.

Pasi la të djegur qindra rrënjë ullinj dhe pemë të tjera frutore në kodrat e fshatit Rreth Libofshë dhe fshatit Ardenicë, flakët po përparojnë në kodrat e fshatit Vajkan.

I ndihmuar nga era, zjarri është afruar pranë shtëpie të banimit. Me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve banorët e fshatit Vajkan janë të frikësuar për banesat e tyre.

Këta të fundit janë përpjekur që me mjete rrethanore të parandalojnë në një lloj mënyre përhapjen e flakëve.

Top Channel