Baste sportive në lokale, 2 të arrestuar gjatë natës në Durrës, 1 milion lekë gjobë për aktivitet jashtë orarit

23/09/2021 12:49
Foto ilustruese

3 persona janë arrestuar gjatë natës në Durrës pasi janë kapur duke organizuar baste të paligjshme dhe duke mbajtur lokalin jashtë orarit të lejuar.

21-vjeçari me iniciale D.K. banues në lagjen nr.17 dhe 46-vjeçari me iniciale A.Sh. banues në Katund i Ri janë kapur duke organizuar baste të jashtëligjshme në lokalet e tyre.

Ndërsa shtetasi me iniciale E.S. është gjobitur me 1 milion lekë, pasi mbajti subjektin të hapur jashtë orës së lejuar, në kuadër të masave anti Covid.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme që përdoren apo përshtaten për organizimin e lotarive të palejuara, arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. Sh., 46 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës dhe D. K., 21 vjeç, banues në lagjen nr.17, Durrës, pasi janë kapur në flagrancë duke organizuar lotari të basteve sportive, në ambientet e lokaleve të tyre.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, për zbatimin e masave anticovid, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një subjekt që ushtronte aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Pronari i këtij subjekti, shtetasi E. S., banues në Durrës, është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të Aktit Normativ.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA