Rio De Janeiro hedh kandidaturën për të pritur Botërorin për Klube

22/09/2021 17:48

Rio De Janeiro ka hedhur kandidaturën për të organizuar Botërorin për klube në dhjetor të këtij viti. Pas refuzimit të Japonisë, që ishte parashikuar si vend pritës, por hoqi dorë për shkak të problemeve me koroanvirusin, organizimin është ofruar ta bëjë qyteti brazilian.

Nëpërmjet kryebashkiakut Eduardo Paes, Rio lajmëroi zyrtarisht gatishmërinë për të organizuar Kampionatin Botëror për Klube në dhjetor të këtij viti, teksa kandidatura është përcjellë edhe në FIFA.

“Ne jemi gati të organizojmë Botërorin e klubeve pasi hoqi dorë Japonia. Gatishmërinë tonë ia kemi përcjellë Federatës Braziliane të Futbollit dhe nëpërmjet saj, edhe FIFA-s. Nuk do të jetë e lehtë, pasi qeveria botërore e futbollit dëshiron ta organizojë këtë aktivitet në Azi, megjithatë ne jemi gati nëse na besohet”, deklaroi Paes.

Rio De Janeiro ka pritur Botërorin për Klube edhe në vitin 2000, ndërsa tani është gati për një tjetër organizim, megjithatë i takon FIFA-s të vendosë se kujt do t’ia besojë mikpritjen e këtij kompeticioni, pasi Japonia hoqi dorë zyrtarisht më 9 shtator të këtij viti./SuperSport/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA