Avokati Sokol Hazizaj ka folur në emisionin “Open” duke thënë se rekursin për vendimin e Gjykatës së Posaçme për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla mund ta bëjë pas 45 ditësh dhe këtë e cilëson si “padrejtësi”.
Ndërsa kur u pyet nëse ka informacion nëse Llalla do të kërkojë azil, Hazizaj tha se çështja është trajtuar politikisht dhe nëse do të ketë ndërhyrje nga politika pas gjykimit, atëherë mund të kërkojë azil. Megjithatë nuk ka ende një informacion për këtë çështje.
Hazizaj: Çështja e mbrojtjes ligjore të Adriatik Llallës vjen për pasojë e dy momenteve proceduriale, e para prokura dhe më pas vetëdeklarimi pranë shkallës së parë nga unë në cilësinë e mbrojtësit ligjor. Sa kohë unë isha në sallën e gjykimit, konsiderohet i mbrojturi prej meje i njoftuar për gjykatën e apelit dhe për të dalë urdhri i ekzekutimit. Për mua, në cilësinë e mbrojtësit nuk ka rëndësi farë nëse do komunikoja me të mbrojturin. Për mua detyrat lidhen me ushtrimin e ankimit të rekursit në Gjykatën e Lartë që ka afat 45 ditë. Gjykata e Apelit, sot në mënyrë të padrejtë, joligjore, duhet të sillte vendimin të arsyetuar. Unë duhet të pres më shumë se 45 ditë pas njohjes me vendimit për të bërë rekursin, kjo është padrejtësi.
Pyetje: A keni informacion që do kërkojë azil?
Hazizaj: Pse duhet ta dijë kërkesën për azil apo jo kur nuk është pjesë e tagrit mbi të cilin nuk ka ngritur prokurën e posaçme. Nëse kjo çështje trajtohet politikisht, atëherë mund ta shtyjë në vijë marrje. Ky proces gjykimi ka edhe ndërhyrje politike, por dhe nëse do të ketë sërish pas gjykimit, mund të kërkojë azil por nuk kam informacion për këtë gjë. Nëse vazhdon kjo lloj dileme kur politika dhe vendos nëpërmjet vendimeve të ashtuquajtura gjyqësore, njerëzit gjejnë zgjidhje por nuk them që do ta bëjë këtë gjë.
Top Channel