Tym i zi nga djegia e plehrave/ Patos, fusha e mbetjeve është në flakë

21/09/2021 19:39

Fusha e mbetjeve urbane të bashkisë Patos u përfshi nga flakët pasditen e së martës.

Me ndihmën e erës zjarri mori përmasa te mëdha duke dëmtuar edhe kodrën me ullinj pranë fushës së depozitimit të plehrave në fshatin Sheqishte.

Flakët janë vënë nën kontroll vetëm pas mbërritjes se zjarrfikësve nga Patosi dhe Fieri. Hedhja e mbetjeve urbane te bashkisë Patos ne vendgrumbullimin e krijuar vitet e fundit ndërmjet fshatrave Zharres dhe Sheqishte.

Banorët kërkojnë mbylljen e fushës në një zonë ku ndotja është e madhe edhe për shkak të depozitimit të mbetjeve hidrokarbure.

Top Channel