Rrjedhje gazi në Durrës, 73-vjeçari pëson djegie. Dërgohet me urgjencë në Tiranë

21/09/2021 19:34

Një rrjedhje gazi është regjistruar rreth orws 18:00 në Hamallaj të Durrësit.

Për pasojë një i moshuar ka mbetur i djegur dhe është dërguar në spital në Tiranë për të marrë trajtim të specializuar. Gazi ka rrjedhur nga tubi i një bombole gazi.  73 vjeçari ka pësuar djegie, ndërsa nuk raportohen dëme materiale në banesë.

Pak orë më parë, pati një tjetër rrjedhje gazi në një lokal buzë detit në Kallm dhe për pasojë pësuan djegie dy persona, pronari 28-vjeçar i lokalit dhe një kliente që janë trajtuar në spitalin e Durrësit. Javën e kaluar një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Xhafzotaj ku mbetën të dëmtuar 3 persona, familjarë me njëri-tjetrin.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel