Qëlloi policin rrugës për në komisariat, arrestohet 35-vjeçari në Durrës

21/09/2021 12:50
Foto ilustruese

Një 35-vjeçar u arrestua sot në Durrës, pasi kundërshtoi dhe goditi një polic në krye të detyrës.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale Sh.M. u shoqërua drejt komisariatit pas një sherri në një lokal në lagjen 15 të qytetit bregdetar, por rrugës goditi efektivët.

Ai do të hetohet për “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. M., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”. Ky shtetas, pas një konflikti në një lokal në lagjen nr.12, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kundërshtuar dhe ka goditur mënyrë të përsëritur punonjësit e Policisë.

Top Channel