Ndotja e mjedisit në Elbasan, prokuroria nis hetimet edhe për institucionet shtetërore

21/09/2021 16:40

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për ndotjen e mjedisit në këtë qytet.

Burime zyrtare nga prokuroria bëjnë me dije se në fokus të hetimit do të jenë dhe institucionet shtetërore të mbrojtjes së mjedisit si Inspektorati i Mjedisit, IKMT etj.

Hetimi që nisi si pasojë e denoncimeve të herëpashershme në media do të fokusohet në zonën e ish kombinatit Metalurgjik, por edhe shkaktarë të tjerë të ndotjes mjedisore.

Çështja e saponisur do të kërkojë mendimin dhe matjet e specializuara të ekspertëve që do të thirren për çështjen.

Top Channel