Lëkundje tërmeti janë ndjerë rreth orës 16:04 në vendin tonë.

Sipas EMSC, tërmeti ishte me magnitudë 3,9 të shkallës Rihter ndërsa epiqendra ishte 24 km në verilindje të Tiranës.

Lëkundjet e ditës së sotme përkojnë me tërmetin e dy viteve më parë që tronditi vendin në të njëjtën datë dhe orë. Më 21 shtator 2019, rreth orës 16:09, pati lëkundje me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter.

Atë pasdite hyrja për në Urgjencën e Spitalit të Traumës ishte plot me ambulanca dhe makina të cilat sillnin persona të plagosur që ishin hedhur nga ballkonet për t’i shpëtuar tërmetit. Rreth 150 persona të plagosur u sollën te ky spital dhe ai i Durrësit, por që peshën me të madhe e mbajti Trauma për trajtimin e të plagosurve, por që fatmirësisht nuk pati viktima.

Sipas bilancit zyrtar u dëmtuan mbi 1500 shtëpi, pallate dhe shkolla, kryesisht në zonën e Tiranës edhe Durrësit, aty ku ishte edhe epiqendra e tij. Paniku ishte i madh tek njerëzit.

Top Channel