Një 36-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi është dëmtuar duke ngarkuar materiale në automjet në fshatin Skrofotinë të Vlorës.

Nuk dihen ende detaje për viktimën, ndërsa grupi hetimor është në vendngjarje.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:11, në fshatin Skrofotinë, dyshohet se duke ngarkuar materiale në një automjet, aksidentalisht është dëmtuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi M. B., 36 vjeç. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel