Aksident i rëndë në rrugën e Rinasit, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

21/09/2021 13:00

4 automjete janë përfshirë në një aksident në rrugën e Rinasit mesditën e sotme.

Një prej makinave është autoshkollë. Nuk dihet si ka ndodhur përplasja dhe nëse ka të lënduar.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, nga përplasja e fortë një mjet tip “BMW” i është hapur air bag-u, ndërsa një goma e pasme e një Benz-i ka fluturuar në ajër.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar krahu që të çon nga Rinasi për Tiranë.

Vijon…

Top Channel