21 shoferë janë arrestuar gjatë një jave në qarkun e Lezhës për thyerje të rregullave rrugore.

6 janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 për drejtim mjeti patentë dhe 11 janë vënë në  hetim në gjendje të lirë për shkak të moshës së mitur.

35 leje drejtimi janë pezulluar, nga të cilat 20 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë vendosur 630 masa administrative, nga të cilat: 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 60 për mospërdorim të rripit të sigurimit, 24 për përdorim të celularit, 290 për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme dhe 241 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Është bërë bllokimi i 7 mjeteve, për mungesë dokumentacioni, si dhe i 5 mjeteve të tjera që qarkullonin me masa administrative të pashlyera me 5 deri në 12 masa administrative.

Lezhë

Policia Rrugore e Lezhës vijon me kontrolle të shtuara, duke përdorur radarë, dron, alkooltestues, kamera e aparate fotografike për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, përgjatë një jave janë arrestuar e proceduar 21 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 11 janë proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës së mitur.

Po si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 35 leje drejtimi, nga të cilat 20 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë vendosur 630 masa administrative, nga të cilat: 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 60 për mospërdorim të rripit të sigurimit, 24 për përdorim të celularit, 290 për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme dhe 241 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Po gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë Kurbin dhe Lezhë, 8 shtetas.

Krahas punës së pandërprerë për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetet në gjendje të dehur, me shpejtësi tej normave të lejuara, që kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme duke u bërë rrezik potencial për veten dhe përdorues të tjerë të rrugës, shërbimet e Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, një rast të armëmbajtjes pa leje, si dhe kanë kapur një person në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, për llogari të Komisariatit të Policisë Kavajë.

Është bërë bllokimi i 7 mjeteve, për mungesë dokumentacioni, si dhe i 5 mjeteve të tjera që qarkullonin me masa administrative të pashlyera (5 deri në 12 masa administrative).

Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 drejtues mjeti, për kundërshtim të punonjësit të Policisë.

Policia Rrugore e DVP Lezhë është e vendosur për të ndëshkuar cilindo shkelës të Kodit Rrugor, i cili duke mos respektuar rregullat e qarkullimit rrugor kthehet në burim aksidenti për veten e tij dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë dhe profesional.

Top Channel