Foto ilustruese

Dy vajza të mitura nga Vitia e Kosovës vijojnë të jenë të humbura.

Sipas nënës së tyre, e cila denoncoi rastin ato dolën nga shtëpia më datë 23.07.2021 dhe që nga ajo ditë nuk dihet asgjë për to.

Sipas saj, dyshohet se vajzat mund të gjenden në Shqipëri duke punuar pasi edhe më parë kanë tentuar të kalojnë kufirin për në Shqipëri.

“Viti, 23.07.2021 – 14:00. Më datë 20.09.2021 ankuesja femër kosovare  ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura kanë dal nga shtëpia me datë 23.07.2021 dhe që nga ajo ditë nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Sipas ankueses dyshohet se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar pasi që edhe më parë kanë tentuar për të kaluar kufirin për në Shqipëri”, thuhet në raportin e policisë.

Top Channel