Tetë të vrarë në universitetin rus, studentët hidhen nga dritaret të tmerruar nga sulmuesi i armatosur rëndë (fotot)

20/09/2021 15:17

Tetë njerëz janë vrarë dhe të paktën 32 janë plagosur në masakrën e sotme në universitetin rus nga një adoleshent i armatosur rëndë që ndiqte viktimat e tij mes korridoreve të kampusit.

Studentë të tmerruar shiheshin që hidheshin nga dritaret e kateve të dyta për të shpëtuar nga 18-vjeçari Timur Bekmansurov, i cili hapi zjarr në universitetin shtetëror të Perm në rajonin e Uraleve.

Sulmuesi i vetmuar shihej që ndiqte viktimat e tij të pafajshme me një pushkë gjuetie, i veshur me rroba ushtarake të zeza.

Sulmi i tij barbar mori fund vetëm apo u qëllua nga policia. Disa prej raportimeve thonë se ai u vra nga oficerët, të tjera thonin se është në gjendje të rëndë në spital.

Në postimet në mediat sociale para sulmit, vrasësi shkruante se “Pëlqej të shkaktoj dhimbje te njerëzit”, si dhe “do të përpiqem me të gjitha fuqitë të vras sa më shumë. Shumë pak prej jush meritojnë të jetojnë”.

Oficeret ne ndjekje te sulmuesit

Studentët dhe stafi i universitetit ishin mbyllur në për dhoma teksa autoritetet urdhëronin të largohej nga kampusi kushdo që mund ta bënte.

Kjo është vrasja e dytë masive në një institucion arsimor në Rusi këtë vit.

Sulmuesi i sotëm ishte një student në këtë universitet, dhe më herët kishte postuar në mediat sociale fotot i armatosur me pushkë, helmetë e municione.

Vrasësi kishte sinjalizuar se veprimet e tij nuk kishin të bënin me besim fetar apo politikë, por motivoheshin nga urrejtja.

Ai kishe qëlluar një roje sigurie para se të hynte në universitet, ndërsa më pas nisi të qëllonte pa diskriminim ndaj njerëzve që gjente në kampus.

FOTO GALERI
3/11
Sulmuesi i vetmuar shihej që ndiqte viktimat e tij të pafajshme me një pushkë gjuetie, i veshur me rroba ushtarake të zeza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA