Përplasje mes Bashkisë së Vlorës dhe kreut të dorëhequr të Ujësjellësit, Leli e Leskaj përfundojnë në polici

20/09/2021 18:58

Teksa përflitej prej ditësh një situatë problematike mes kryebashkiakut të Vlorës dhe kreut të Ujësjellësit, sot situata është bërë fakt.

Gjithçka nisi gjatë një mbledhjeje mes zyrtarëve të bashkisë Vlorë dhe atyre të Ujësjellësit.

Siç mësohet ka pasur një konflikt gjatë mbledhjes së drejtuesve të bashkisë dhe Ujësjellësit, thirrur kërkuar mbledhja nga kryetari i Bashkisë Leli.

Pas mbledhjes situata është acaruar kur ish-kreu i Ujësjellësit, Shkëlqim Leskaj, i cili ka dhënë dorëheqjen disa javë më parë,nuk ka pranuar të lirojë zyrën. Sipas burimeve Leskaj nuk ka pranuar të ikë nga detyra. Kjo ka bërë që çështja të përfundojë në Policinë e Vlorës ku është detyruar të shkojë ish Drejtori i Ujësjellësit të Vlorës Shkëlqim Leskaj, i cili ka dorëzuar dorëheqjen në datën 6 gusht, por dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë.

Siç mësohet në komisariatin e Vlorës ka shkuar edhe kryebashkiaku, për të sqaruar situatën. Burime nga policia, thonë se Leli ka ngritur akuzë për Shkëlqim Leskaj për vjedhje të librave të protokollit si dhe vulës së institucionit.

Mësohet se ka pasur një konflikt verbal me tone të larta. Janë shoqëruar në polici, përfshirë Leskajn dhe Dritan Lelin. Të gjithë ndodhen në komisariat për të sqaruar çështjen. Ai nuk ka pranuar të lirojë zyrën, pasi ka pasur një vendim të dyshimtë. Kjo ka sjellë edhe konfliktin në fjalë. Ndërkohë më herët është folur për një dorëheqje thuajse të detyruar të kreut të Ujësjellësit, Leskaj pasi janë konstatuar disa shkelje të rënda,por që më pas është kundërshtuar nga vetë Leskaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA