Pas autopsisë, minatori dërgohet pranë familjarëve/ Prokuroria nis hetimet, në polici inxhinieri teknik dhe përgjegjësi i galerisë

20/09/2021 08:06

Minatori i cili u gjet i vdekur pas 5 ditësh kërkime në një nga galeritë private të kromit në Bulqizë është dërguar pranë familjarëve të tij për të kryer ceremoninë mortore.

Trupi i pajetë i Muharrem Plakut u gjet mbrëmjen e një nate më parë dhe më pas u dërgua në morgun e spitali Bulqizë për të kryer autopsinë.

Ndërkohë burime nga policia e Bulqizës bëjnë me dije se janë shoqëruar në komisariat Inxhinieri teknik si dhe përgjegjësi i punimeve të galerisë ku ndodhi aksidenti.

Gjithashtu mësohet se prokuroria ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë dhe të përsëritur të ndodhur në vendin tonë.

Minatori Muharrem Plaku, i cili prej 8 vitesh punonte në minierë, mbeti i bllokuar mëngjesin e së mërkurës ndërsa po punonte.

Masivi i kromit, që dyshohet se ka nisur të shkëputet nga tavani i minierës, bllokoi Plakun brenda.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA