Shpërthimi i vullkanit Cumbre Vieja në ishujt Kanarie të Spanjës ka mbjelle panic mes banorëve vendas dhe turistëve të huaj, që e preferojnë shumë këtë zonë. Pamjet filmike tregojnë lavën që rrjedh shpateve të malit, ndërsa shtëpitë janë shumë pranë saj.
Menjëherë nisi evakuimi i personave të rrezikuar, ndërsa autoritetet kanë hapur edhe streha të përkohshme. Fatmirësisht, nuk pati raporte për viktima.
Kreu rajonal, Angel Victor Torrës tha se llava kishte prekur disa shtëpi dhe i kishte bërë rrugët rreth e rrotull të pakalueshme. Ajo pritet të zbresë më tej drejt zonave të banuara dhe të mbushura me pyje, përpara se të mbërrijë në bregdet.
Për herë të fundit vullkani Cumbre Vieja kishte shpërthyer përpara 50 vjetësh, ndërsa duket e kishte paralajmëruar riaktivizimin e tij me një shtëllingë gjigande tymi dhe disa ditë akvititeti të shtuar sizmik.
Top Channel