Supersfida e javës së katërt të Serisë A mes Juventusit e Milanit mbyllet me barazimin 1-1 në një ndeshje të barabartë përsa i përket lojës, por me një rezultat që i buzëqeshi më shumë Milanit sesa Juventusit.
Kjo sepse kuqezinjtë i bashkohen Interit në krye të klasifikimit, ndërsa Zonja e Vjetër, ende nuk ka regjistruar asnjë fitore dhe është në vendet e fundit me 2 pikë pas 4 ndeshjeve, diçka që ka ndodhur vetëm 4 herë në të gjithë histori dhe që nuk shihej prej 60 vitesh
në pjesën e parë ishte Juventus superior në fushën e lojës me bardhezinjtë që e morën avantazhin që në minutën e 4 me Alvaro Morata pas një pasimi të Paulo Dybalës. Milani pësoi një goditje të fortë në këtë moment me kuqezinjtë që rrezikuan të pësonin edhe golin e dytë në minutat 16 dhe 18. Milani e kishte të vështirë të hynte në zonën juventine me rrezikshmëri, ndërkohë që humbi edhe shërbimin e Kjaer për një problem muskular.
Në pjesën e dytë Milani reagoi dhe filloi të krijojë rrezikshmëri sidomos në krahun e djathtë. në minutën e 76 skuadra e sStefano Piolit gjeti edhe golin e barazimit me Rebic pas ekzekutimit të një goditje këndi të Tonalit. në minutat e fundit Milani për pak sa nuk shënoi golin e fitores me Kalulu, por Szczesny bëri mrekullinë duke ruajtur barazimin 1-1 për Juventusin e duke evituar humbjen e 3 në kampionat të skuadrës së Allegrit.
Top Channel