Gjykata vendos tarifat e korrupsionit/ Denoncimi sot ne emisionin ‘Fiks Fare’, shikoni se çfarë ndodh
20/09/2021 19:54
‘Fiks Fare’ do të denoncojë sot në mbrëmje një skandal që ndodh në gjyqësorin shqiptar. Investigimi i Fiks fare është shtrirë në një gjykatë të shkallës së dytë në vend, ku punonjës të kësaj gjykate, në bashkëpunim me avokatë-sekserë, kanë vendosur edhe çmime për shërbimet, 300 mijë lekë për caktimin e datës së gjyqit dhe 70 mijë lekë për zbardhjen e vendimit të formës së prerë. Tarifat prezantohen nga avokatët sekserë.
Pas kryerjes së pagesës qytetarja që u ankua në Fiks Fare arriti të merrte në dorë vendimin e formës së prerë për të cilin kishte 2 vjet që priste caktimin e datës së fillimit të gjyqit në shkallën e dytë.
Top Channel