”Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”/ Arrestohet 18-vjeçari, përhapi panik te banorët në Golem

20/09/2021 09:44

Një i ri alarmoi banorët e Golemit një ditë më parë, kur mori një autoporlant dhe duke bërë thirrje: ”Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”.

18-vjeçari me iniciale G.A. u kap nga policia dhe do të hetohet nga Prokuroria e Kavajës për “Përhapje të informatave të rreme që ngjallin panik”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik” për shtetasin G. A., 18 vjeç, pasi në Golem, u kap në flagrancë duke bërë thirrje me autoparlant ”Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, duke ngjallur panik tek banorët.

Top Channel