Arrestohen 106 anëtarët e grupit kriminal nga policia italiane dhe spanjolle, si funksiononte skema për pastrimin e parave

20/09/2021 20:23

Policia italiane dhe spanjolle ka vënë në pranga 106 persona që i përkasin një grupi kriminal që pastronte para dhe përfitonin miliona euro nëpërmjet mashtrimeve online.

Pjesa më e madhe e të dyshuarve ishin italianë ndërsa arrestimet u kryer në ishujt Kanari në Tenerife, njoftoi Europol. Sipas policisë italiane, të dyshuarit tërhiqnin viktimave e tyre duke i dërguar për të dërguar shuma të mëdha në llogaritë bankare spanjolle të kontrolluara nga grupi.

Paratë pastroheshin nëpërmjet blerjes së kriptomonedhave dhe riinvestoheshin në aktivitete të tjera kriminale si lëndët narkotike ose trafikimi i armëve. Grupi mafioz përfitoi më shumë se 10 milionë euro gjatë vitit të fundit, njoftoi Europol.

Anëtarët e organizatës, të cilët vazhdimisht përdornin dhunë për të frikësuar viktimat dhe për të zhvatur para nga bizneset apo vetë personave, kanë hyrë edhe në sektorë të ndryshëm të shoqërisë spanjolle, përfshirë bankat apo firmat ligjore.

Gjatë operacionit, oficerët spanjollë dhe italianë ngrinë 118 llogari bankare dhe sekuestruan 224 karta krediti dhe një ambient që përdorej për kultivimin e marijuanës. 20 prej të arrestuarve u dërguan në burg dhe janë në pritje të masës së sigurisë që do të lëshohet nga gjykata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA