Deri në muajin korrik popullsia shqiptare ka arritur një imunitet ndaj Sars Cov dy në masën 73 % .
Ky është rezultati i një studimi të kryer ndër 1500 persona dhe sërish është shumë larg imunitet që nevojitet për të frenuar coronavirusin.
Janë ende mbi 500 mijë qytetarë që as e kanë kaluar sëmundjen dhe as janë vaksinuar.
I njëjti studim i Akademisë së Shkencave kishte deklaruar në muajin qershor se ishte arritur imuniteti i tufës por sipas Prof Genc Sulçebe ishte mutacioni Delta ai që përmbysi shifrat e tanimë kërkohet imunitet në masën 90 % .
Madje ai kërkon që për të frenuar vdekjet dhe rastet e rënda të nisë doza e tretë si dhe të vaksinohen fëmijët mbi 12 vjeç me një dozë.
Gjatë këtij studimi u evidentuan shumë raste të cilët ishin vaksinuar por nuk kishin krijuar imunitet apo dhe raste të tjerë që e kishin kaluar sëmundjen dhe numri i antitrupave pas 6 muajve kishte rënë.
Top Channel