Pozita e vrasësit të Sabrinës, Elton Metaj, i cili dy javë pasi doli nga burgu i mori jetën ish-bashkëshortes, nuk u lehtësua vetëm nga drejtësia por edhe një zinxhir i tërë institucionesh që i shërbyen atij.
Vendimi gjyqësor tregon se shkresë pas shkrese, pasi Elon Metaj ishte arrestuar për tre akuza, dhe ishte dërguar me mjekim të detyruar në burgun e Zaharisë së pari prej këtu në 25 mars përgjegjësi i sektorit të këtij burgu jep informacion për të akuzuarin.
Nuk është konstatuar ndonjë patologji psikiatrike dhe gjatë trajtimit gjendja e pacientit ka qenë e stabilizuar, përshkruhet në shkresën që 2 javë më vonë, duke u konsideruar si provë pasohet me padi në gjykatë për ndryshim të mjekimit nga i detyrueshëm në ambulator.
Gjyqtari i çështjes Piro Sota u përcjell shkresë ekspertëve të mjekësisë ligjore Ilda Aliko dhe Dorian Skënderaj, të cilët megjithëse parashikojnë sjellje të paparashikueshme, rekomandojnë nxjerrjen e Metaj nga Zaharia dhe mjekimin e tij të detyruar ambulator nga një familjar.
Me këtë ndryshim rrethane ishte dakord edhe prokurori Dorian Tafili, i cili nuk e apeloi lirimin e të akuzuarit qe pasi vrau ish-bashkëshorten ILD njoftoi se ka nisur kontrollet por që ende nuk ka rezultate. Asnjë inspektim nuk ka as nga Ministria e Drejtësisë mbi Institutin e mjekësisë ligjore që në shumë raste ka konsideruar gjendjen e rënduar shëndetësore të të burgosurve, duke shpejtuar lirimin e tyre.
IML deklaron jo zyrtarisht se shumica e të burgosurve deklarojnë kryesisht se vuajnë nga sëmundjet tumoriale dhe nga zemra, dhe nga akt ekspertizat që kryhen më pas, edhe në spitale private këta persona lirohen.
Kërkesa më e fundit që nuk u pranua nga gjykata është ajo e të moshuarit Selim Cekaj që pretendon probleme shëndetësore, ndërkohë që me raporte mjekësore ka paraqitur nga paraburgimi edhe ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe, apo ish-prokurori i përgjithshëm i cili në prag të shpalljes së vendimit nga gjykata e posaçme raportohet nga avokati se është i shtruar në spital.
Top Channel