Orët e pasdites së kësaj të diele kanë sjellë trafik të rënduar në hyrje të Tiranës.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shënohet një trafik kilometrik në hyrjen nga juglindja, pranë qendrës tregtare TEG.

Kthimi i shumë qytetarëve nga zonat turistike drejt Tiranës ka shkaktuar këtë radhë të gjatë trafiku. Makinat kanë disa minuta që kanë ngecur në rrugë, duke lëvizur me një shpejtësi tejet të ulët, në aksin Elbasan-Tiranë.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që krijohen radhë të gjata dhe një trafik i dendur pranë TEG, pasi shpeshherë ‘Top Channel’ ka publikuar video por edhe ankesa të qytetarëve.

Top Channel