Referendum për kanabisin/ Italia mbledh firmat: Hashashi, jo më krim!

19/09/2021 15:23

Në Itali është arritur pragu i 500 mijë firmave të nevojshme për organizimin e një referendumi mbi kanabisin.

Për të qenë të sigurt, organizatorët thonë se do të presin të mbledhin edhe 15% nënshkrime të tjera, por tashmë duket se ia kanë arritur qëllimit që nisma e tyre të konsiderohet e vlefshme shumë përpara afatit të 30 shtatorit. Referendumi synon të amendojë një ligj të 1990-tës i cili parashikon për shitjen e kanabisit dënime me deri në 6 muaj burg, ndërsa zotërimin e një sasie per përdorim personal, e shoqëron me heqjen e patentës së shoferit. Suksesi në grumbullimin e firmave i detyrohet duket edhe faktit që është mundur të bëhet mbledhja e tyre edhe në formën digjitale.

Ka rreth një milionë përdorues të kanabisit në Itali”, thotë Giuseppe Civati, një prej organizatorëve të referendumit që kërkon dekriminalizimin e hashashit. “Politikat kombëtare kanë qenë shumë të ngurta në lidhje me subjekte që konsiderohen tabu, dhe kjo thjesht për logjikë elektorale. Qeveritë, as nga e majta, as nga e djathta nuk ndihmojnë, kështu që qytetarëve nuk u mbetet gjë tjetër veçse të ngrihen e të mbrojnë veten”, shprehet ai.

Falë referendumeve, Italia ka hedhur hapa shumë më progresivë në drejtim të disa çështjeve të shumë diskutuara si legalizimi i divorcit apo abortit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA