Mbetjet hidrokarbure që grumbullohen në gropat e serës pranë puseve të naftës janë ndotësi kryesor i ajrit, por edhe rrezik i përhershëm për rënien e zjarreve.

Pusi 2248 në sektorin e 6 të ndërmarrjes prodhim Patos është një prej puseve të ‘fondit të ndalur’ me rrezikshmëri të madhe mjedisore.

Sera e grumbulluar në gropën ekologjike të këtij pusi, nëpërmjet rrëkeve të naftës shkon në tokat bujqësore e më pas në përrenj.

Vetëm pak ditë më parë në fshatin Sheqishte u dogj gropa ekologjike e një pusi të ‘fondit të ndaluar’, e cila shkaktori ndotje të madhe mjedisore.

Sipas banorëve gjendje e puseve të naftës në fshatrat Kuqar dhe Zhrrës është një katastrofë ekologjike.

Në sektorin e gjashtë të ndërmarrjes së prodhim Patosit janë 167 puse të ‘fondit të ndaluar’ ndërkohë që në pronësi të kompanisë ‘Albpetrol’ janë 182 puse nafte.

Top Channel