Ilustrim

Një aksident është shënuar këtë të dielë në Thumanë, ku sipas njoftimit të policisë mësohet se janë përplasur tre automjete me njëra tjetrën.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy shtetas të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 19.09.2021, rreth orës 18:00, në Thumanë, janë përplasur 3 mjete. Si pasojë e përplasjes janë lënduar shtetasit A. M., dhe B. Sh., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel