Izraeli kap dy palestinezët e fundit që ikën nga burgu

19/09/2021 09:46

Ushtarët izraelitë kanë kapur dy të burgosurit e fundit palestinezë, nga gjashtë sa kanë ikur nga një burg i sigurisë së lartë dy javë më parë, ka thënë ushtria izraelite më 19 shtator.

Dy burrat janë arrestuar nga forcat speciale gjatë një bastisjeje në Jenin, në veri të Bregut Perëndimor, është thënë në deklaratën e ushtrisë.

“Bashkë me dy terroristët, dy bashkëpunëtorë që u kanë ndihmuar terroristëve janë kapur po ashtu”, është thënë në deklaratë, duke shtuar se të katër personat janë transferuar për marrje në pyetje.

Gjashtë të burgosurit, të cilët janë në mbajtje për sulmet kundër shtetit hebre, kanë ikur nga burgu Gilboa më 6 shtator, pasi kanë gërmuar një tunel nën qelinë e tyre dhe kanë dalë jashtë.

Javën e kaluar, katër persona tjerë që kanë ikur, janë zënë në një kërkim masiv, që ka përfshirë dronë, pika kontrolli nëpër rrugë dhe mision ushtarak në Jenin, ku janë rritur shumica e burrave.

Të gjashtë personat kanë qenë anëtarë të grupeve militante palestineze, duke përfshirë Xhihadin Islamik dhe krahun e armatosur në Lëvizjes Fatah, të presidentit palestinez, Mahmuh Abbas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA