Policia e Tiranës  ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza dhe si rezultat janë sekuestruar 46 doza me lëndë narkotike kokainë.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e poseduesit. Bëhet fjalë për 46 vjeçar mbi të cilin tashmë rëndon akuza “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

“Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të kontrolleve në qytet për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë, në bulevardin “Bajram Curri” kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin D. K.

Gjatë kontrollit të çantës të dorës dhe të automjetit të tij, shërbimet e Policisë, gjetën 46 doza me lëndë narkotike kokainë, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 46 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve””, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Top Channel