Rritet kërkesa për punonjës/ Zgjidhja me bangladeshas? “Po përdorin Shqipërinë për të ikur në Evropë”

18/09/2021 21:57

Shtatori presupozon rikthimin me kapacitet të plotë në punë, pas pushimeve verore. Për këtë arsye tregu ka shumë kërkesa dhe oferta.

 “Me fillimin e shtatorit po shikojmë një interesim në rritje, dhe rikthim të kërkesave për ato pozicione pune, që ne I quajmë klasike, dhe që thuhet gjithmonë, që tregu I punës është I mbingarkuar, por jo. Sepse gjithmonë ka kërkesa për juristë dhe ekonomistë, për agjentë Call Center-i, si dhe punonjës të sektorit mjekësor.

Aktualisht kemi 4-5 Call Center-a, që na kanë kontaktuar dhe që kërkojnë që nga Team Leader deri tek operatorët, pra kërkojnë të punësojnë staf me 50 veta e sipër.

Punonjësit nga vendet aziatike si Bangladeshi u reklamuan me bujë, para disa kohësh. Ajo që po shikojmë është se punonjësit nga Bangladeshi, vendin tonë e shikojnë si trampolinë, për të shkuan në Greqi apo Itali. Nga informacionet që ne kemi është se shumë kompani I kanë humbur tashmë këta punonjës. Ata kanë punuar për një periudhë të shkurtër dhe më pas ata janë larguar pa asnjë lloj njoftimi. Thjesht kanë mbledhur gjërat e tyre dhe ikin pa lajmëruar.

Shqiptarët vazhdojnë sërish të kërkojnë të largohen nga Shqipëria, edhe brezi I ri që janë të mirë shkolluar, në kushte të mira jetese, e shikojnë të ardhmen e tyre jo në Shqipëri. Gjermania mbetet vendi që kërkohet më shumë nga shtetasit shqiptarë, por kjo edhe për faktin që Gjermania ka ato procedurat lehtësuese të punësimit. Ndërkohë që kemi edhe kërkesa nga Italia për të punësuar staf shqiptar në resortet e tyre”, tha  Eranda Ymerali, punonjëse e një kompanie rekrutimesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA