Qeveria britanike lehtëson kushtet e udhëtimit për të vaksinuarit

18/09/2021 02:44

Qeveria britanike njoftoi sot një lehtësim të kushteve të hyrjes në Angli për udhëtarët e vaksinuar.

“Nga 4 tetori, udhëtarët e vaksinuar që hyjnë në Angli nuk do të kenë më nevojë të testohen para se të largohen nga një vend që nuk është në listën e kuqe”, shkroi në Tëitter ministri i Transportit, Grant Shapps.

“Pastaj, në fund të tetorit, testi PCR i kërkuar në ditën e dytë pas mbërritjes në tokën angleze do të zëvendësohet me një test antigjeni”, shtoi ai. Udhëtarët, të cilët rezultojnë pozitivë do të duhet të izolohen dhe më pas të kryejnë një test konfirmues PCR, pa asnjë kosto shtesë, që do të analizohet për të identifikuar variantet e reja.

Gjithashtu, nga 4 tetori, qeveria britanike do të njohë vaksinimin e 17 vendeve dhe territoreve shtesë, përfshirë Japoninë dhe Singaporin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA