Muharrem Plaku, minatori 60 vjeçar ka mbetur i bllokuar brenda minierës në qytetin e Bulqizës që prej orës 9 të mëngjesit të mërkurës.
Policia e Bulqizës nën drejtimin e prokurorisë ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje inxhinier, drejtues teknik dhe minatorë të galerisë ku ka ndodh aksidenti. Ndërkohë pritet gjetja e minatorit për veprime të mëtejshme dhe nuk ka lejuar që në galeri të futen persona të paautorizuar nga ana e Repartit të Inspektim Shpëtim Minierave.
“Punëtorë, bëni kujdes gjatë lëvizjes në galeri”, ishte njoftimi që përballej çdo ditë para se të niste punën minatori Muharrem Plaku.
Për 60 vjeçarin i cili punonte prej 8 vitesh në këtë minierë, kërkimi ka vijuar dhe materialet e nxjerra nga galeria e kromit me gjatësi rreth 1000 m janë të shumta, por ende nuk ka asnjë shenjë jete të tij.
Top Channel