Pamje të rënda/ Shtëpia e mbuluar nga gjaku! Brenda banesës së bashkëshortëve pas krimit të dyfishtë
18/09/2021 21:20
Top Channel ka siguruar pamje të shtëpisë së Hekuran dhe Fëllënxa Rrasa, të cilët ndërruan jetë ditën e sotme.
Ata jetonin në kushte mizerabël bashkë me djalin e tyre, bazuar në pamjet e realizuara nga korrespodenti i Top Channel, Bledar Korreshi.
Krimi i dyfishtë ndodhi pasditen e sotme në fshatin Babunjë të Divjakës, ku 58-vjeçari Hekuran Rrasa vrau me armë gjaku bashkëshorten dhe më pas veten.
Nuk dihet ende shkaku i konfliktit të tyre që ka degraduar deri në vrasje, ndërsa dyshimet e pata janë konflikti i shkaktuar nga problemet ekonomike.
Polici ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që sollën ngjarjen e rëndë këtë të shtunë.
Top Channel