26/11 20:56
Dy drejtues mjetesh janë vënë në pranga nga policia e Vlorës.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se është arrestuar një 23-vjeçar i cili u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe një 42-vjeçar, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasit: K. P., 23 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi; A. B., 42 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur”, njofton policia
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel