Një inxhiniere me aftësi të kufizuar/ Protesta e Xhensilës nga Pogradeci, e vetmja e klasës së saj e papunë

18/09/2021 15:16

28 vjeçarja, Xhensila Bardho është një prej të rinjve me aftësi të kufizuara në Shqipëri që përpiqet çdo ditë të trajtohet me dinjitet. Pavarësisht vështirësi e të saj në lëvizje, 28 vjeçarja udhëtoi nga fshati Grabovicë deri në Pogradec për të qenë mes protestuesve që kërkojnë zbatimin e vendimit të gjykatës dhe marrjen e lekeve të prapambetura nga indeksimi.

Kjo ishte një prej betejave të saj me te vogla sepse prej vitesh ajo përballet me vështirësi edhe më të mëdha.

4 vite më parë Xhensila përfundoi studimet në inxhinierinë ushqimore duke qenë e vetmja vajzë në grupin prej 25 studentesh, por ende sot nuk e ka një punë. Edhe pse ju desh te hiqte dore nga pagesa e kujdestarisë qe për fitonte nena e saj, ajo vendosi qe studimet ishin te rëndësishme dhe shpresoi se mundi i 5 viteve do ti shpërblehej por ajo sot jeton me 100 mije leke te vjetra ne muaj

Për personat me aftësi ndryshe çdo dite e jetës është një beteje me vete por shqetësimi me i madh mbeten vështirësitë financiare me te cilat përballen.

Top Channel