Nga udhëtimet business class tek salla VIP e aeroportit/ Rama i kujton ministrave pikat e Kodit Etik: Kush i përsërit, të lërë postin

18/09/2021 10:36

Pas betimit në Presidencë, ka nisur mbledhja e parë e qeverisë Rama 3, ku kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën duke i kujtuar ministrave pikat kyçe të Kodit Etik.

Edi Rama: E ndajmë dhe me opinionin publik këtë nisje zyrtare të punës sonë të përbashkët fillimisht si nevojë për të komunikuar me dyer të hapura disa norma të Kodit Etik të Këshillit të Ministrave dhe më pas për përmbajtjen e vendimeve që e marrim në këtë mbledhje të parë të qeverisë së re. Çdo anëtar i kabinetit duhet të zotohet publikisht për respektimin me besnikëri të Kodit Etik duke marrë që sot edhe para publikut përgjegjësinë personale për zbatimin e tij.

Teksti i Kodit Etik është miratuar me vendim të qeverisë në shtator të vitit 2013 si një dokument parimesh për sjelljet e anëtarëve të qeverisë.

Kodi Etik është në fuqi dhe unë do të them vetëm disa pika kyçe. Në kod nuk shkruhet as që anëtarët e qeverisë nuk duhet të fluturojnë me business class, as që duhet të shkojnë me pushime jashtë shtetit, nuk shkruhet as që mund të shkojnë në kafene apo të drekojnë në restorant gjatë ditëve të punës, përveç se për festa familjare. Por duhet të njoftojnë paraprakisht kabinetin. Natyrisht nuk e kam fjalën kur janë me punë jashtë Tiranës.

Për udhëtimet e pushimet përgjithësisht janë zbatuar dhe kjo ka shenjuar një ndryshim të rëndësishëm. Por dhe këto duhen shtuar dhe të shkruhen të gjitha rastet përjashtimore apo të përcaktohet se ministri nuk mund të pranojë bileta nga kompani private për veten apo familjen dhe bashkëshortët nuk duhet të përdorin sallën VIP të aeroportit nëse nuk udhëtojnë me ministrin. Ndalohet përdorimi i makinës së ministrit nga familjarët kur janë pa ministrin.

Dua të them se qeveria ka një Kod Etik dhe nuk është vetëm kornizë normash por mënyrë jetese, ndaj dua të bëj me dije publikisht se në rastin e parë të mos respektimit të pikave, ministri duhet të kërkojë ndjesë publike dhe nëse e përsërit, duhet të lirojë vendin në tryezë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA