Me dorë mbi Kushtetutë/ Dalin fotografitë e betimit të kryeministrit dhe ministrave para presidentit Meta

18/09/2021 11:17

Anëtarët e Këshillit të Ministrave u betuan sot para Presidentit të Republikës, Ilir Meta, sipas procedurës kushtetuese.

Me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Ministrave u betuan se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”

Gjatë kësaj ceremonie solemne ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit, Lindita Nikolla dhe anëtarët e Kabinetit të Presidentit të Republikës.

FOTO GALERI
1/21

Top Channel