Kultivoi kanabis në territorin e fshatit në Baldushk, arrestohet 31-vjeçari

18/09/2021 09:52
Foto ilustruese

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Shpat-Rrovë në Baldushk.

31-vjeçari i identifikuar me inicialet I.Ll, dyshohet se në territorin e fshatit kultivoi kanabis, të cilat u asgjësuan me djegie.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, si rezultat i kontrollit të vazhdueshëm të territorit kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Shpat-Rrovë, Baldushk.   

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin I. Ll., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka kultivuar në territorin e fshatit Shpat-Rrovë, Baldush, bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel