Djali i viktimave, Leonard Rrasa është shprehur shumë i prekur për mediat se ata silleshin shumë mirë dhe nuk kanë pasur konflikte.

“Ata silleshin shumë mirë, unë isha tek lokali, jam mes rrugës, dua ndihmën e Zotit”, është shprehur djali i viktimave.

Krimi i dyfishtë ndodhi pasditen e sotme në fshatin Babunjë të Divjakës, ku 58-vjeçari Hekuran Rrasa vrau me armë gjaku bashkëshorten Fëllënxë Rrasa dhe më pas veten.

Nuk dihet ende shkaku i konfliktit të tyre që ka degraduar deri në vrasje, ndërsa dyshimet e pata janë konflikti i shkaktuar nga problemet ekonomike.

Polici ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që sollën ngjarjen e rëndë këtë të shtunë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA