Një ngjarje e rëndë tronditin qytetin Italian të Padovës, ku një 88 vjeçar vrau vajzën e tij me të cilën kishte mosmarrëveshje të vjetra e pothuajse nuk flisnin.
Të dy ata ishin serbë, por jetonin prej vitesh në Itali. Vrasja ndodhi përpara kangjellave të shtëpisë ku jetonte Dorjana Cerqueni, e cila sot kishte ditëlindjen e mbushte 60 vjeç. I ati i saj, Stelvio Cerqueni, shtiu disa herë mbi të bijën e pastaj e ktheu armën nga vetja. Arsyeja e krimit ishin disa probleme të vjetra familjare, te lidhura me aktivitete ekonomike.
Dorjana dhe bashkëshorti i saj biznesmen kishin një dyqan mobiliesh, i cili nuk ishte shumë larg shtëpisë së çiftit. të afërm të gruas, që po vinin ta uronin për ditëlindje, i gjetën të dy trupat të shtrirë në asfalt. Cerqueni drejtonte kohë më parë një supermarket në Udine me një partner që kishte thuajse moshën e tij, e që më pas u martua me vajzën e serbit, dhe nga aty kishin nisur problemet mes tyre.
Top Channel