Finalja e kampionatit kombëtar të Boksit degjeneron në dhunë, tifozë e boksierë zbresin në parket dhe konfliktohen

18/09/2021 14:09

Degjeneron në dhunë finalja e kampionatit kombëtar të Boksit. Pas ndeshjes mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë, tifozë e boksierë të të dy ekipeve kanë zbritur në parket duke u konfliktuar fizikisht.

Ndeshja u fitua nga Kajoshi i Vllaznisë, por tifozët, trajnerët dhe boksierët e Tiranës nuk ishin dakord me këtë rezultat duke bërë që përveçse në ring edhe në parket të plasë grushti.

Për disa minuta ka patur përplasje teksa është nevojitur ndërhyrja e policisë së Shkodrës. Pas përleshjeve, ekipi i Tiranës vendosi të tërhiqej nga kompeticioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA