Durrës/ Arrestohen dy persona, procedohet penalisht një tjetër. Ja pse akuzohen

18/09/2021 10:04

Policia e Durrësit ka arrestuar një 52-vjeçar në banues në Sukth. Ai ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej për veprën penale “Përndjekja”, pasi në mënyrë të përsëritur ai ka përndjekur bashkëjetuesen e tij.

“Është arrestuar shtetasi A.K., 52 vjeç, banues ne Sukth, Durrës. Ky shtetas në mënyrë të përsëritur ka përndjekur bashkëjetuesen e tij”, njofton policia.

Po ashtu është arrestuar edhe një 32-vjeç banues në Jubë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

“Në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, u arrestua në flagrancë shtetasin A.R., 32 vjeç, banues në Jubë, Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij”, bën me dije policia.

Gjithashtu është proceduar penalisht një 30-vjeçar, pasi ka kanosur për shkak të detyrës një shtetas.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u procedua penalisht shtetasi I. G., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin V. Ç”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel